
Këtë të premte, iranianët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur një president të ri pas rrëzimit të helikopterit të Ebrahim Rais, që çoi në vdekjen e tij dhe të disa anëtarëve të tjerë në bord.

Votuesit duhet të zgjedhin mes katër kandidatëve.
Mohammad Bagher Kalibaf: 62-vjeçari është kryetar i parlamentit iranian dhe ish-kryetar bashkie i Teheranit. Ai ka lidhje të gjera ushtarake dhe është parë që përpara vdekjes së Rais si një nga dominuesit e tij.
Tha Jalili: 58 vjeç është një konservator esktremist dhe ish-negociator i grupit të armëve bërthamore, anëtar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, i nohur për qasjet e tij të forta antiperëndimore, po ashtu një veteran i luftës Iran-Irak në vitet 1980, gjatë së cilës humbi edhe një këmbë.
Massoud Pezeskian: Kandidati i vetëm reformist është edhe më i moshuari, 69-vjeç. Ai ka bërë thirrje për një hapje në politikën e jashtme po edhe në bashkëpunim ekonomik me ndërkombëtarët, si një mjet për të përmirësuar ekonominë e Iranit.
Mostafa Pormohammadi: 64-vjeçari është i vetmi klerik mysliman shiit që po garon në zgjedhje. Ai ka shërbyer, ndër të tjera, në Ministritë e Brendshme dhe Inteligjencës të Iranit.
Për palët e vijës së ashpër të Iranit, qëllimi është mbajtja e pushtetit ndërsa kritikët e regjimit argumentojnë se Garda në vend po merr të gjitha masat që kjo të ndodhë.
Presidenti i Iranit është zyrtari më i lartë i zgjedhur që mund të ndikojë në politikat e brendshme dhe të jashtm, pas udhëheqësit suprem, tashmë 85 vjeç Ayatollah Ali Khamenei.
Gjithsesi, asnjë nga kandidatët nuk duket i gatshëm të ndryshojë politika të tilla si kodi i rreptë islamik i veshjes për gratë që çoi në arrestimin e 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022 nga e ashtuquajtura policia e moralit të Iranit.
Vdekja e saj në paraburgim, të cilën një mision i Kombeve të Bashkuara e shpalli të paligjshme, ndezi protesta mbarëkombëtare që shihen si kërcënimi më i fortë për regjimin që kur mori pushtetin.
Vëzhguesit politikë nuk presin ndryshime rrënjësore të nesërmen e zgjedhjeve.



