I majtë jam, por anarkist nuk jam. Anarkistët nuk kanë lidhje me të majtën. Pse njeriu mos ta mendoj që duke qenë vdekatarë, të gjithë njerëzit të kenë të drejtë të kulturohen.
Ka ndonjë peshore që e mat njeriun nga inteligjenca. Jam për barazinë sipas punës dhe talentit.
Unë jam kundër që 5% e popullsisë zotëron 95% të pasurisë kombëtare. Socializmi është një eksperiment i bërë nga personazhe që pretendonin se ishin komunistë, asgjë më shumë se kaq.
Nëse do vazhdojmë me këto lodra me njeriun e komanduar dhe kontrolluar, ka shumë pak shanse që njeriu ti kthehet të natyrshmes.
Vetëm përplasjet e mëdha mund ta riciklojnë njeriun me të gjithë natyrshmërinë e tij.
Në një rrëfim në emisionin “Bilardo” në MCN Tv, ai deklaroi se është e pamundur që ne të pretendojmë që njerëzit të jenë ashtu siç pretendojmë ne, por se bota shkon para në aspektin e teknologjisë.
Në aspektin e dëshirave dhe ëndrrave është shumë e thjeshtë, merre një fëmijë nga xhungla dhe rrite në një mjedis të mrekullueshëm në Francë.
Dhe merr një fëmijë aristokrati apo bankieri dhe rrite në xhungël. Ky eksperiment tregon se njerëzit janë njerëz në të gjitha dimensionet.
Problemi është si implementon shoqëria dhe çfarë synimesh kanë në jetë. Fatkeqësisht synimet sot përcaktohen nga shoqëria jo nga personazhi dhe synimi kryesor është të ecësh përpara me xhepin plot.
Mirë është të kesh para, se një njeri që ka botë ka dhe shumë dëshira dhe dëshirat janë të kufizuara nëse nuk ke para.
Në qoftë se je ekzigjent dhe lufton për ato që mendon se janë të drejta dhe i pasuron vazhdimisht nëpërmjet njohjes them se nostalgjia është diçka që e ke vënë në raft dhe e shikon ndonjëherë dhe çmallesh.



