Babë e bijë interpretojnë këngë nga jugu: Në familjen tonë kanë kënduar që nga gjyshi. Së shpejti, projekti i ri!

Babë e bijë interpretojnë këngë nga jugu: Në familjen tonë kanë kënduar që nga gjyshi. Së shpejti, projekti i ri!

Kastriot dhe Zeneida Skënderaj, babë e bijë këngëtar të pasionuar pas këngëve të zonës së jugut, të ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, treguan rrugëtimin e tyre të përbashkët në muzikën popullore.

Kastrioti tregoi fillimisht nismën e tij në këngë që në fillimet e tij dhe faktin se si u fut e bija në rrugën e këngës.

Zakonisht në familjen tonë këndojnë të gjithë që nga gjyshi deri te më i vogli. Është kënaqësi të shikoj një prind një fëmijë në rrugën ku dëshiron.

Thjeshtë, çdo prind do ishte shumë herë më i kënaqur, më i plotësuar kur thonë Kastrioti-babai Zeneidës.

Ajo ka filluar të këndoj në një darkë dhe aty e nisi rrugëtimin, ishte si provë e parë.

Së shpejti jemi me një projekt të ri.

Zeneida:

Kam filluar me këngë të lehta, pastaj me këngë popullore. E hodha në tik-tok, thashë nuk do më ndjekin, kisha vënë bast. Isha e entuziazmuar se u prit mirë.

Unë dua ti bëj të gjitha nga pak, duke qenë se është më e thjeshtë të futesh në treg me muzikë popullore, diçka që pëlqehet nga çdo grup. Me ketë dua të ndihmoj që edhe trashëgimia të zhvillohet.

Unë këndoj edhe me gjyshin në darka familjare, ai e nis, babi e mban.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy