
Në një konferencë për shtyp, presidenti Grupit të Bankës Botërore, David Malpass tha se huadhënësi i zhvillimit po përgatitet që të “përfshihet thellësisht” në çështjen e Venezuelës, por situata është ende e lëkundshme.
Siç u shpreh ai, Venezuela është një shqetësim i madh për Bankën Botërore dhe çdo vendim për të ndërhyrë në vend, apo për të njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido duhet t’u lihet aksionerëve të Bankës Botërore.
Kriza ekonomike sa vjen e përkeqësohet në Venezuelë, ku po pakësohen rezervat ushqimore, të ujit, të ilaçeve dhe të elektricitetit.
Më shumë se 50 shtete, përfshirë ShBA-në i kanë dhënë mbështetjen e tyre, presidentit të vetëdeklaruar, Juan Guaido, kurse Rusia, Kina, Turqia dhe Kuba mbështesin presidentin Nicolas Maduro.



