Basha: Konsultohem me të gjithë, por barrën e vendimeve e mbaj vetë

Basha: Konsultohem me të gjithë, por barrën e vendimeve e mbaj vetë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, thotë se ish-kryeministri Sali Berisha është në mbështetje të plotë të protestës që po zhvillohet prej mëse 3 javësh para Kryeministrisë.

I pyetur nga “Opinion” nëse e ka mbështetjen e Berishës për protestën në çadër, Basha tha se “çdo demokrate dhe çdo demokrat është me zemër dhe me mendje dhe në dispozicion total të kësaj lëvizje popullore. Sigurisht përfshirë edhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike”.

Ndërsa i pyetur në lidhje me faktin nëse është konsultuar me Berishën për vendimet e rëndësishme që ka marrë kohët e fundit si kryetar i PD-së, Basha tha se konsultohet me të gjithë demokratët, por e mban vetë barrën e vendimeve.

“Unë kam një kulturë konsultimi të përgjithshme, me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, por sigurisht mbaj barrën e vendimeve që marr dhe më takojnë si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës”, është shprehur Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy