
Bankat tregtare ndryshojnë kushtetet e kreditimit duke shtrënguar kriteret. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të këtij viti, bankat kanë dhënë më shumë kredi në numër, por e kanë tkurrur kreditimin për biznesin e madh. Tregtia dhe industria janë dy nga sektorët që janë kredituar më tepër.



