Tentoi të përplasë me makinë 4 persona, prokuroria e Shkodrës kërkon arrestimin e autorit

Tentoi të përplasë me makinë 4 persona, prokuroria e Shkodrës kërkon arrestimin e autorit

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar arrestimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur më 07.06.2026, pas një konflikti dhe nën efektin e alkoolit, ku i dyshuari ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Fillimisht, ngjarja është raportuar si aksidentale nga shërbimet e policisë. Megjithatë, pas veprimeve të thelluara hetimore dhe publikimit në media të një videoje të ngjarjes, prokuroria ka ndryshuar vlerësimin e saj juridik dhe ka urdhëruar ndalimin e shtetasit, duke e cilësuar si të dyshuar për “Vrasje me dashje” në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy