
Dhjetëra mijëra katalanas kanë protestuar pas arrestimit të ish udhëheqësit Carles Puigdemont në Gjermani. Ai u ndalua gjatë kalimit nga Danimarka drejt Belgjikës, ku jeton në mërgim, qysh pas shpalljes së Pavarësisë së Katalonjës dhe lëshimit të urdhrit për arrest ndërkombëtar nga Spanja.



