‘S’ka asnjë provë për krizën klimatike”, revista shkencore tërheq artikullin e katër fizikantëve

‘S’ka asnjë provë për krizën klimatike”, revista shkencore tërheq artikullin e katër fizikantëve

Një nga botuesit më të mëdhenj shkencorë në botë, revista Springer Nature, ka tërhequr nga publikimi një artikull të katër fizikantëve italianë, pasi u zbulua se përfundimet e kërkimit të tyre nuk mbështeteshin në prova apo të dhëna të disponueshme për lexuesin.

Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe konsultimit me të gjitha palët e përfshira, redaktorët dhe botuesit arritën në përfundimin se nuk kishin më besim në rezultatet dhe përfundimet e artikullit. Tërheqja nga publikimi ishte mënyra më e përshtatshme për të ruajtur publikun nga dezinformimi.

Në artikull fizikantët Italian pretendonin se nuk kishin gjetur asnjë provë të asaj që njihet si krizë klimatike.

Artikulli pretendon se sipas të dhënave të analizuara, nuk ka asnjë prirje ekstreme në fenomenet klimatike si: reshjeve, përmbytjet apo thatësirat, duke dalë në konkluzionin se kriza klimatike që, sipas shumë studiuesve, po përjetojmë sot, nuk është ende e dukshme.

Më pas, për The Guardian, disa shkencëtar të fushës u shprehën se shkrimi  në fjalë kishte keqinterpretuar disa artikuj shkencorë, ishte "selektiv dhe i njëanshëm" dhe kishte informacion "të zgjedhur".

Artikulli megjithatë është ende i disponueshëm për shkarkim, dhe sipas faqes së internetit të revistës, është aksesuar 92,000 herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy