Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei takoi kreun e byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, së bashku me një delegacion në Teheran.
"Politika e përhershme e Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë forcat e rezistencës palestineze kundër sionistëve okupatorë. Krimet e regjimit sionist në Gaza mbështeten drejtpërdrejt nga SHBA-ja dhe disa qeveri perëndimore", tha Khamenei.
Zëvendës këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jon Finer tha se Shtetet e Bashkuara janë të përfshira në bisedime sekrete për të siguruar një pauzë në luftimet në Gaza që do të siguronte lirimin e pengjeve të mbetura amerikanë nga robëria e Hamasit.



