Autoritetet italiane rivendosin kufizimet në Siçili për shkak të Covid

Autoritetet italiane rivendosin kufizimet në Siçili për shkak të Covid

Ministri i Shëndetësisë i Italisë tha se masat e reja të virusit do të shtriheshin në Sicili për shkak të shtimit të shtrimeve të të infektuarve me Covid në spital.

Sicilia do të kalojë në "zonën e verdhë" të Italisë, tha ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, që do të thotë se njerëzit duhet të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe të hapura si dhe duhet të ruhet distance.

Po ashtu janë vendosur kufizime të kapacitetit të vendeve ku mblidhen njerëzit. Kjo është hera e parë në dy muaj që masat kundër Covid-19 rivendosen në nivel rajonal.

Sicilia ka numrin më të madh të njerëzve në spitale dhe në kujdes intensiv për shkak të Covid.

"Është konfirmim se virusi nuk është mposhtur ende dhe se përparësia është të vazhdojmë të investojmë në fushatën e vaksinimit," tha Speranza.

Presidenti i rajonit tha se tranzicioni duhet të jetë një "kambanë alarmi", veçanërisht për të pavaksinuarit.

Italia ishte një nga vendet evropiane më të goditura për shkak të COVID-19, me një total prej 4.5 milion rastesh të konfirmuara pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe mbi 129,000 vdekje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy