
Prej kohësh, Urdhri i Psikologut ka gjeneruar debate dhe mosmarrëveshje, sidomos pas zgjedhjeve të fundit për postin e presidentes.
Pas këtyre zgjedhjeve, Brunilda Laboviti shpallet fituese, por ish-presidentja Valbona Treska ka refuzuar t’i dorëzojë zyrën.
Në një komunikim për "MCN informacion", Eda Grimçi, avokatja e zonjës Laboviti, shpjegon se procedura e zgjedhjeve ka qenë plotësisht konform ligjit.
Ky është një konflikt artificial, sepse nga ana ligjore nuk ka asnjë problem. Ligji është i qartë dhe përcakton që zonja Laboviti ka fituar zgjedhjet.
Në zgjedhjet e Urdhrit të Psikologut, kanë votuar 451 anëtarë dhe 238 prej tyre kanë votuar për zonjën Laboviti, ndërsa 140 kanë votuar për zonjën Mustafaraj.
Kur nuk ka ankesa nga kandidatët, rezultati duhet të miratohet.
Nuk kuptohet çfarë po shqyrton organi kolegjial, i cili ka kaluar afatin e tij dhe nuk ka më funksion ose kompetencë.
Ligji është i qartë, kandidati me rezultatin më të lartë shpallet drejtues i Urdhrit.
Avokatja Grimçi është e mendimit se Valbona Treska e ka krijuar këtë ngërç juridik qëllimisht për të qëndruar në detyrë.
Kalimi i të drejtës për rikandidim dhe moslejimi i këtij të drejti është mënyra e vetme që Valbona Treska ka për të qëndruar në detyrë.
Kjo krijon një ngërç juridik të panevojshëm, për të zgjatur periudhën e tranzicionit pas përfundimit të mandatit dhe derisa të zhvillohen zgjedhjet e reja.
Kjo periudhë tranzicioni nuk mund të jetë 30 ose 60 ditë. Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve dhe fituesit të tyre, e vetmja mundësi është që Treska të dorëzojë detyrën dhe të lërë ambientet e Urdhrit të Psikologut, pasi ky është një ent publik.



