Joe Biden emëron në krye të Thesarit të SHBA-së, Janet Yellen ish-kryetare e Fed.
Për herë të parë, Zëvendës Sekretari i Thesarit do të jetë një Afrikano-Amerikane, Adeëale "Wally" Adeyemo, aktualisht presidente e Fondacionit Obama në Çikago.
Ashtu siç edhe pritej, pas emrit të Yellen u emëruan Avokatja Neera Tanden, e cila do të drejtojë Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë dhe ekonomistja e Universitetit Princeton Cecilia Rouse, e cila do të drejtojë Këshillin e Këshilltarëve Ekonomikë të Shtëpisë së Bardhë.
Jared Bernstein, ish-ekonomisti kryesor i fushatës së Biden, dhe ekonomistja Heather Boushey, aktive në frontin e pabarazive ekonomike, gjithashtu do të bashkohen në skuadrën e Shtëpisë së Bardhë.
Biden dhe Kamala Harris gjithashtu kanë vendosur të zgjedhin shtatë gra për stafin e Shtëpisë së Bardhë që do të jenë të ngarkuara me komunikimet zyrtare.
Përveç Jen Psaki, e cila do të jetë zëdhënësja e re, u emëruan zëvendës zëdhënësja Karine Jean-Pierre, drejtoresha e komunikimeve Kate Bedingfield, zëvendësdrejtoresha Pili Tobar, zëdhënësja Elizabeth Alexander për zonjën e parë të ardhshme Jill Biden, drejtoresha e komunikimeve Ashley Etienne dhe Symone Sanders zëdhënësja e zv-presidentit.
Psaki, 41 vjeç, me origjinë Greke dhe Polake, ishte një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit gjatë administratës së Obamës dhe më pas drejtoreshë e komunikimit për Shtëpinë e Bardhë. Aktualisht punon në ekipin e presidentit të zgjedhur.



