Përmbytjet në Shkodër,  Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencës lokale

Përmbytjet në Shkodër, Voltana Ademi kërkon shpalljen e emergjencës lokale

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka këkruar ditën e djeshme shpalljen e emergjencës lokale, për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve të shaktuara nga shirat,  në banesat e qytetarëve dhe në tokat bujqësore.

Ademi ka raportuar një situatë të përkeqësuar ditën e djeshme ku janë përmbytur 2315 hekrarë tokë bujqësore në disa njësi administrative, kryesisht në Anën e Malit, Dajç dhe një pjesë e Velipojës.

“Jemi në kushtet e shpalljes së emergjencës lokale duhet vëmendje për të verifikuar dëmin, por minimalja është ushqimi për gjënë e gjallë. Sot situata është e përkeqësuar ndjeshëm 2315 ha tokë bujqësor e përmbytur në disa njësi administrative kryesisht Ana e Malit, Dajçi një pjesë e Velipojës. Në rrethina e zonën e livadheve që janë buzë liqenit të Shkodrës, rritje të lumenjve e liqeni është në kuotën maksimale dhe kemi risk në zonat urbane për shkak të prurjeve në liqen deri tani nuk kemi apsur probleme në zonat urbane”. Ka thënë Ademi. 

Ademi ka deklaruar se janë rreth 40 familje nën ujë, ndërkohë që vetëm 4 prej tyre janë evakuuar për shkak të problematikave më të mëdha.

Në fshatin Obot situate është tejet e rënduar pasi prania e ujit arrin deri në 1.5 metër lartësi.

“Probleme në fushën e Nënshkodrës që kalojnë kuotën e shkarkimeve  dhe prurjeve duke sjellë përmbytje. Situata është e vështirë. 1.5 metër prania në rrugën e Obotit dhe në shkallët e para të ndërtesave 40 banesa të rrethuar me ujë në dy kemi lëvizur familjet te të afërmit dhe në Livadhe  në dy familje. Në Darragjat kemi zhvendosur gjënë e gjallë. Situata është e njëjtë me atë të vitit 2018“ 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy