Libani përballet me mungesë të energjisë, vendi do të jetë në terr për ditë të tëra

Libani përballet me mungesë të energjisë, vendi do të jetë në terr për ditë të tëra

Libani po përballet me mungesë të energjisë elektrike pasi dy termocentralet më të mëdhenj të vendin u mbyllën për shkak të mungesës së karburantit.

"Rrjeti energjetik libanez ndaloi plotësisht punën mesditën e sotme dhe nuk ka gjasa që ai të funksionojë deri të hënën e ardhshme, ose për disa ditë," konfirmoi sot një zyrtar qeveritar.

Termocentrali Zahrani ka ndaluar punën, pasi uzina e Deir Ammar ndaloi punën të premten për shkak se furnizimet me naftë u shterën.

Prodhimi i energjisë në vend ra nën 200 megavat - i cili është i mjaftueshëm vetëm për të furnizuar me energji afërsisht 5,000 shtëpi. 

Zyrtari tha se kompania shtetërore e energjisë elektrike do të përpiqet të përdorë rezervën e karburantit të ushtrisë për të funksionuar përkohësisht termocentralet, por kjo nuk do të ndodhë së shpejti.

Vendi është paralizuar nga një krizë ekonomike, e cila është thelluar pasi furnizimet me karburant të importuar janë tharë. Monedha libaneze është zhytur me 90% që nga viti 2019.

Libani dështoi në borxhin e tij të jashtëm vitin e kaluar dhe luftoi për të paguar furnizuesit. Banka Qendrore ka kufizuar kredinë për blerjet e furnizimeve bazë, përfshirë karburantin dhe ilaçet. 

Banorët i janë drejtuar përdorimit të furnizimeve të shtrenjta të tregut të zi pasi qindra dyqane dhe biznese lokale janë mbyllur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy