Guvernatorja e Madridit: 1800 euro për fëmijë për lindjet e shumëfishta

Guvernatorja e Madridit: 1800 euro për fëmijë për lindjet e shumëfishta

Guvernatorja e Madridit, Spanjë, Isabel Diaz Ayuso, njoftoi ndihmën e re prej 1800 euro për fëmijë për çiftet me lindje të shumëfishta ose që birësojnë më shumë se një fëmijë.

Vendimi i komunikuar këtë të mërkurë, do të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 janari.

Kontributi do të dyfishohet në 3600 euro në rastin e lindjeve binjake, në 5400 euro në rastin e trinjakëve.

Kjo është një nga 80 nismat e Strategjisë për Mbrojtjen e Mëmësisë dhe Atësisë të nisur nga ekzekutivi me shumicë absolute i Partisë Popullore.

Kërkesat e nevojshme për marrjen e kontributit janë shtetësia spanjolle ose shtetësia e një vendi tjetër me qëndrim të ligjshëm në Spanjë, qëndrimi në Komunitetin Autonom të Madridit dhe të ardhura familjare më pak se 30 mijë euro në vit.

Ndihma është si shtesë e bonusit prej 500 euro në muaj për të porsalindur që mund të marrin nënat nën 30 vjeç nga java e 21-të e shtatzënisë deri në moshën dyvjeçare të fëmijës, për një total prej 14500 euro për fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy