Të bësh një shëtitje në Tiranë apo në shumë qytete të vendit, gjen mjaft problematika ku më e theksuar është ajo e qarkullimit të këmbësorëve.
Por ata që e vuajnë edhe më shumë këtë problematikë, janë njerzit me aftësi të kufizuar, pasi duke qenë një shoqëri me problemet e veta kanë nevojë për korsi të dedikuara dhe për shumë shërbime të tjera enkas për ta. A i ofron kryeqyteti jonë minimumin e kushteve që nevojiten për këtë pjeë të shoqërisë?
TemA TV ka kaluar këtë të premte disa orë me një të ri plot shpresë dhe me energji pozitive. Ai është Blerjan Proda, një 25 - vjeçar që jeta që në fillim i rezervoi një surprizë aspak të këndshme. Ai është i verbër. Por pavarsisht këtij fakti të hidhur ai mundohet që problemi i tij të mos e kufizojë për asgjë.



