
Katërmbëdhjetë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën këtë të hënë në Madagaskar pasi policia hapi zjarr ndaj 500 qytetarëve që u përpoqën të futeshin në një stacion policie për një rast zhdukjeje të ndodhur në vend. kështu raportojnë burimet lokale për AFP.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen lindore të Ikongo.
“Nëntë persona vdiqën në vend”, tha Tango Oscar Toky, kryemjeku në spitalin lokal.
Nga 33 të plagosurit që u shtruan, 5 vdiqën në spital.



