E.N / TemA TV
Fill pas mbledhjes brenda kryesisë të Partisë Demokratike, ku në qendër të diskutimeve tejet të nxehta ishte Reforma në Drejtësi, kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka dalë në një prononcim për mediat duke deklaruar se pranojnë propozimin hibrid të SHBA dhe BE. Pavarësisht dhënies të një sinjali përkuljeje nga ana e selisë blu, Basha mëshon sërish tek rinegocimi.
Basha u shpreh entuziast dhe deklaroi se reforma është drejt miratimit, por “hodhi sërish në valle” mazhorancën duke u bër thirrje palëve për konsensus mbi dy pika që mbeten ende të diskutueshme. Dy pika që me shumë mundësi lidhen me rolin e ndërkombëtarëve në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pavarësisht se kreu i PD u shpreh për një qëndrim unanim, më parë nga burime brenda Partisë Demokratike u raportua, pavarësisht dyerve të mbyllura, se deputetët Selami, Bregu, Patozi dhe Cara e presuan Bashën për një votë pro reformës në seancën e 21 korrikut.
Për më shumë: Mbledhja e PD, qëndrimi i Bashës ndaj reformës kriset 4 herë. Bregu, Selami, Patozi dhe Cara
Më poshtë video e prononcimit të Lulzim Bashës për mediat pas mbledhjes në selinë blu



