Pedagogët i lënë afat ministres deri në mesnatë: Na dëgjoi, por nuk dha asnjë zgjidhje (VIDEO)

Pedagogët i lënë afat ministres deri në mesnatë: Na dëgjoi, por nuk dha asnjë zgjidhje (VIDEO)

Ka përfunduar pa rezultate takimi i ministres së Arsimit me pedagogët. Në përfundim të tij, pedagogët i kanë lënë afat deri në darkë ministres së Arsimit për të dalë me një qëndrim në lidhje me kërkesat e tyre.

“Ne diskutuam për gjendjen në universitet dhe i qëndruam bisedave rreth kërkesave që takimi i asambleve të Universitetit të Tiranës ka parashtruar para ministres. Nuk pati një qëndrim prej saj. Nuk u shpreh gjatë takimit për asnjërën nga kërkesat. Tentoi ta çonte diskutimin drejt një diskutimi jorezultativ. Nga ana jonë e konsiderojmë si mospërgjigje ndaj kërkesave. Presim deri në darkë, pastaj do të dalim me qëndimin tonë. U diskutua shumë, por nuk u ra dakord për asgjë. Ministrja nuk ka vullnetin për t’i dhënë zgjidhje gjendjes së rëndë në universitet. Ne do të kosnultohemi me asamblenë. Vendimi për grevë duhet të merret nga të gjithë pedagogët”, tha për mediat pedagogu Mark Marku. 

Takimi u thirr  nga vetë Shahini pasi sot skadon afati i ultimatumit që kanë vënë pedagogët për Ministrinë e Arsimit.

Ata kërkojnë që të shfuqizohen VKM-të që shoqëruan paktin për universitetin në dhjetor të 2018-s.

Pedagogët kërkojnë gjithashtu mbështetje për kërkesat e studentëve, fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri, rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit të pedagogëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy