
Fermerët e Korçës ankohen se nuk kanë asnjë ndihmë nga qeveria në bujqësi. Në një takim me deputetin demokrat Ervin Salianji ata janë shprehur se çmimet e plehrave në Shqipëri janë shumë të larta ndërkohë që nuk gjejnë treg për të shitur produktet. Nga ana tjetër Salianji akuzon qeverinë se vjedh paratë që janë parashikuar për bujqësinë nëpërmjet subvencioneve.



