Berisha paralajmëron Ramën nga çadra: Po të falëm votën, sikur të falim jetën

Berisha paralajmëron Ramën nga çadra: Po të falëm votën, sikur të falim jetën

Ish­-kryeministri Sali Berisha ka dhene nje tjeter mesazh nga cadra e protestes per kryeministrin Edi Rama, duke iu pergjigjur me paralelizmin qe ky i fundit beri me Gjermanine.

Sipas Berishes, Angela Merkel nuk ka futur ne Parlament trafikante dhe kriminele dhe nëse Gjermania do bëjë zgjedhje, i ka të sigurta.

“Edi Rama ke djegur cdo shans …shansi yt i vetëm është të krijohet qeveri teknike, dhe jo vetëm qeveri teknike, qeveri teknike e cila do të përcaktojë të gjitha kushtet që këto vajza dhe djem dhe këta qytetarë i gjykojnë të domosdoshme për vullnetin e tyre të lirë. Edi Rama, duhet të dëgjosh mirë zërin e cadrës sepse cadra përfaqëson të ardhmen, atë që po lind, kurse ti përfaqëson të shkuarën më të zezë të shqiptarëve. PD, cadrën dhe opozitën sot e udhëheq një udhëheqës i ri, i cili do këtu të ndërtojë një vend me vlera të vërteta evropiane, ndërsa ti përfaqëson xhelatët e shqiptarëve, skulptorin kriminel që firmoste për varjen e Avzi Nelës dhe pushkatimin e qytetarëveë të pafajshëm shqiptarë, edhe në gushtin e vitit 88”, tha Berisha i cili nenvizoi se PD dhe opozita “jemi të gatshëm për cdo sakrificë që të votojmë të lirë dhe me dinjitet”.

Lideri demokrat theksoi se Edi Rama ta mësoje mirë, se po të falëm votën, është si të falim jetën. S’të falim as votën as jetën. Ne jemi njerëz paqësore, besojmë në vlerat e paqes, vlerat e lirisë, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë tonë. Ne e përjetuan njëherë diktaturën, harrojë se e përjetojmë përsëri. Ndaj jep dorëheqjen, hapi rrugën qeverisë teknike”, deklaroi Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy