
Kosova ka shpallur të mërkurën ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi. Në një njoftim, presidentja Vjosa Osmani tha se vendimi vjen në shenjë solidariteti me popullin turk dhe atë sirian.
“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar”, ka shkruar Osmani.



