
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka prekur edhe tregun e fruta-perimeve në Elbasan. Qytetarët ankohen se çmimet janë të papërballueshme për të ardhurat e tyre, ndërsa tregtarët e lidhin këtë situatë me konfliktet në Lindjen e Mesme, pasi shumica e produkteve janë mallra importi.



