Zgjedhjet/ Kume: Jemi infantilë dhe të pamësuar me demokracinë. Kandidatët zgjatime të liderëve, ka perceptim për blerje votash (VIDEO)

Zgjedhjet/ Kume: Jemi infantilë dhe të pamësuar me demokracinë. Kandidatët zgjatime të liderëve, ka perceptim për blerje votash (VIDEO)

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume duke folur mbi fushatën në MCN Live tha se ne si shoqëri kemi mësuar pak nga fushatat pararendëse dhe nuk përpiqemi të ndryshojmë. Kume thotë se jemi ende në nivele infantile dhe të pamësuar për ta ushtruar demokracinë. Ai vë në dukje se mazhoranca dhe opozita duhet të shkonin përtej stigmatizimit të kundërshtarit, duke treguar problemet që duhen zgjidhur dhe alternativën ndryshe.

Tipikja e kësaj fushate është ajo që kemi parë në fushatat paraardhëse, pavarësisht se si shoqëri kemi 30 vjet që thirremi për të ushtruar të tilla kërkesa të demokracisë, pak kemi mësuar dhe shumë pak përpiqemi të ndryshojmë. Është për të ardhur keq që jemi në këtë situatë, ku përgjegjës gjej në radhë të parë drejtuesit kryesore të partive politike, por jo vetëm, sepse edhe ata janë ne, nuk na kanë ardhur nga diku tjetër. Ne jemi akoma në nivele infantile, të pamësuar për ta ushtruar demokracinë.

Në mënyrë të vazhdueshme, kush i ka ndjekur fushatat për organet e qeverisë vendore, mund të identifikojë faktin që vëmendja kryesore ka qenë përcjellja e informacionit politik dhe shumë pak komunikim për atë që premtojnë të bëjnë. Ka rëndësi të theksohet se po dakord, komponent e fushatës duhet të jetë edhe mesazhi politik që japin drejtuesit e partive, por bashkë me këtë drejtuesit politik kanë për detyrë të tregojnë se cilat janë vizionet e tyre si drejtuesit kryesorë të forcës politike, për mënyrën si do qeverisi. Z. Rama ta thoshte, përveç çfarë thotë dhe stigmatizon kundërshtarët, të thoshte se cilat janë problemet në dorë të mazhorancës për t’u zgjidhur në nivel politik, që të ndikonin pozitivisht në mirëqeverisjen e pushtetit lokal. Edhe opozita përveç stigmatizimit, duhet të tregonte se cila është alternativa e saj”.

Kume thotë se ndalohen me ligj keqpërdorimi i administratës dhe aseteve publike, por ky ligj nuk zbatohet siç duhet. Po ashtu ai thekson mungesën e debatit mes kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiak, pasi ata janë zgjatime të kryetarëve.

E ndan ligji, i mirëshkruajtur që vendos kufijtë se deri ku dhe çfarë mund të përdorësh në fushatë. Kemi keqpërdorim të administratës, përdorimi i aseteve publike, janë me ligj të ndaluara. Ky ka qenë një nga problemet që ka afektuar plotësimin e standardeve të proceseve zgjedhore, sipas ODIHR-it. Ne sado mirë t’i shkruajmë gjërat, s’i zbatojmë. Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka çuar në KAS 28 raste. E zëmë se KAS do gjejë që është abuzuar. Çfarë do ndodhi? Do paguajnë 30 mijë lekë të vjetra, është qesharake. Cili është reagimi i qytetarëve për mesazhet që po përcjellin ata që kërkojnë të marrin votën e qytetarëve? Ti nuk ke sot asnjë debat të hapur midis kandidatëve për kryetar bashkie! Sepse është zgjatim i asaj që bëjnë lidershipi, lidershipi s’pranon të ulet me njëri-tjetrin. Këtu s’bëhet më politikë. Nuk bën dot politikë kryetari i bashkisë dhe këshillit bashkiak. Janë dakord edhe ata që të bëjnë atë që u thotë partia”.

Duke u ndalur te sanksionet dhe gjobat 3 mijë lekëshe për subjektet politike, Kume shton:

Nuk është sanksioni mekanizmi dhe i vetëm për të zbatuar një gjë të shkruajtur në ligj. Është shumë e rëndësishme si shkruhet dhe çfarë kërkohet në dispozitën përkatëse. Çfarë është shkruajtur dhe si është shkruajtur, po ta lexosh me vëmendje, kupton që është një stisje që nuk do gjejë zbatim praktik. Do të duhet të ndërtohen mekanizma ndryshe, që kur fenomeni mund të lindi për ta parandaluar, ose kur ndodh për ta ndaluar. Problemi i shit-blerjes së votës është më i rëndësishëm. E besoj që qytetarët paguhen për votën. Perceptimi i tillë është. Është kthyer në problem në proceset zgjedhore. Është një problem që ndeshet kudo, me këtë frekuencë të shtuar, tregon që duhet përballur dhe mekanizmat janë nga më të ndryshmet”.

Kume nuk sheh arsye përse të paragjykohet votimi elektronik.

Kjo është një çështje që është diskutuar jo pak dhe gjatë gjithë periudhës kur është trajtuar ky problem në nivelin e vendimmarrjes. Të gjithë kanë rënë dakord, që po, edhe në këto kushte ku ndodhet shoqëria jonë, ka mundësi të përdoret. Nuk do vendoset në gjithë qendrat e votimit, por do ta pilotojmë. Dy rastet e mëparshme kanë treguar se po funksionon. Nuk përjashton detyrimin për administratën që administron procesin zgjedhor, për të sqaruar të gjithë kategoritë e zgjedhësve. Është e domosdoshme, derisa jemi në nivelin e pilotimit, nevoja për një fushatë intensive dhe kapilare me të gjithë zgjedhësit. Janë marrë masat për të mos dështuar procesi i votimit. Ajo që mund të ndodhë pas kësaj, është si mund të keqpërdoret rezultati për të anatemuar produktin. Duke përdorur që u ndërhy kështu, u ndërhy ashtu, që për atë që e njeh gjënë janë fiasko. E gjitha fillon dhe mbyllet brenda qendrës së votimit, s’ka mundësi për hakera. Kushdo që mendon që diçka mund të jetë bërë në program, votat janë të magazinuara, printohen dhe mund të rinumërohen.

Numëruesit nëse deformojnë procesin rrezikojnë gjëra të mëdha. Rrezikojnë burgun. Kodi Zgjedhor, me ndryshimet e vitit 2020, ka ndërtuar një mekanizëm që i ka vënë para mundësive të plota numëruesit, për t’u identifikuar, nëse kanë shpërdoruar detyrën”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy