Historitë e seksit që rikthyen koronavirusin në Melburn

Historitë e seksit që rikthyen koronavirusin në Melburn

Një valë e dytë e koronavirusit në Australi duket se ka në origjinë një histori seksi.

Në Melbourne, kryeqyteti i shtetit australian Victoria, ka një shpërthim të dytë të Covid-19, e cila i ka detyruar të izolohen sërish rreth 300 mijë njerëz. Sipas “Herald Sun”, rojet e sigurisë së një hoteli me 5 yje, ku njerëzit që ktheheshin nga udhëtimi jashtë vendit mbaheshin në izolim, kanë pasur marrëdhënie seksuale me disa klientë të hotelit që e bënë karantinën vetëm.

Shteti i Viktorias regjistroi 77 raste në 1 korrik, numri më i lartë që nga 31 marsi, raporton CNN. Në Melbourne ka 31 raste të reja të lidhura me hotelin “Stamford Plaza” dhe infeksione të tjera që vijojnë në hotelin “Rydges” në Swanston, të dyja hotele ku qëndronin në karantinë njerëz që ktheheshin nga jashtë.

Pavarësisht se qeveria vuri masa të rrepta për karantinën, duket se ato nuk frenuan dot instiktet. Disa roje të hotelit me pesë yje kanë pranuar se kanë pasur "marrëdhënie të pahijshme" me disa klientë të vetmuar.

Pikërisht për shkak të tyre, tani janë në izolim 10 lagje me rreth 300 mijë banorë. Masat do të jenë në fuqi deri më 29 korrik. Banorët mund të dalin vetëm për të bërë pazar dhe për nevoja emergjente, ndërsa baret dhe restorantet janë të hapura vetëm për shërbimin catering.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy