S'ka më abuzime, tashmë kolaudimi do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit

S'ka më abuzime, tashmë kolaudimi do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit

Të gjitha makinat që kalojnë Kontrollin Teknik do të kenë të shënuar në certifikatë edhe kilometrat reale të tyre duke shmangur kështu manipulimet që janë bërë nga tregtarët gjatë këtyre viteve.

Kontrolli teknik i automjeteve, tashmë do të zbulojë edhe shifrat reale të kilometrazhit, duke i dhënë fund abuzimeve të shumta që bëhen në këtë aspekt.

Kjo u bë me dije nga Drejtoria e Transportit Rrugor, i cili shkruan se nëpërmjet kësaj do të frenohet edhe hyrja në vend e mjeteve të tejamortizuara.

Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit!

Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

KUJDES: DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit!

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "REPUBLIKA CERTIFIKATE KONTROLLIT TEKNIK MJETEVE RRUGORE VEHICLE INSPECTION CERTIFICATE 190 AA 375DD S Morsoveς WDB1241011024550 testit ndda test: VEHICLEDETAILS AA000AA 10.09.2021 kılometrazhit: Odometer Reading: Date: 18.06.2021 Daté: 1245871 1247654 1249763 5 Vehicle EU Category: M1 Datê: Date: 1264580 Rezultati Testimit: Result: viefshme der mẽ: Expire nspektorit TCC Inspector Informaçio shtesẽ Other nformation Gjirokaster 01.01.2024 1245871 Marka: Mercedes Benz Erret E220 Modeli: Model: prodhimit: Year Manufacture: 2001 DPSHTRR KONTROLLI TEKNIK OE Mjetave rugare Inspection MO AA000AA 14-01-23 JFJSNVJNISN41UFHUGB Mercedes Benz"

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy