Pezullimi i fondeve të IPARD, Buxhuku: Situatë që tejkalon ndikimin ekonomik, prek fytyrën e vendit (VIDEO)

Pezullimi i fondeve të IPARD, Buxhuku: Situatë që tejkalon ndikimin ekonomik, prek fytyrën e vendit (VIDEO)

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, pezullimin e fondeve të IPARD nga Bashkimi Europian dhe dyshimet për korrupsion dhe keqmenaxhim, e sheh si një nga rastet më flagrante të shfaqjes jo vetëm të individëve, por Shqipërisë si vend, përpara institucioneve ndërkombëtare. Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se është mjaft e rëndë si ngjarje, aq më tepër që ishte e paralajmëruar prej ditësh dhe ndërkohë nuk merret asnjë veprim. Sipas tij, jemi përballë një situate që e tejkalon ndikimin ekonomik, por ka të bëjë me fytyrën e vendit përpara partnerëve ndërkombëtarë. “Jemi përballë një prove shumë të madhe për të vendosur në vend prestigjin e vendit dhe rivendosjen e marrëdhënieve me partnerët europianë.” I pyetur nëse ka lidhje mes miratimit të ligjit për kanabisin dhe korrupsionit me fondet IPARD, Buxhuku deklaroi se ekziston si mundësi nisur nga fakti që Bashkimi Europian ka qenë qartësisht kundër legalizimit të prodhimit të kanabisit. “Shpallja zyrtare e vendimit për fondet e IPARD, u bë vetëm disa ditë para marrjes së miratimit në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit kontranversial të kultivimit të kanabisit. Mendoj se nuk janë të rastësishme por mund të kenë lidhje me njeri-tjetrin se Bashkimi Europian mund të kalojë në ndikues të vendimeve që shteti shqiptar i merr në kundërshtim me parimet europiane. Të dalësh me një vendim ekstrem si ndërprerja e donacioneve për Shqipërinë, është vetëm pjesa e sipërme e ajsbergut, e problematikave që BE sheh në vende si Shqipëria që aspirojnë të jenë pjesë e BE. Keqpërdorimi dhe keqmenaxhimi i fondeve të IPARD që ishin me rëndësi për bujqësinë dhe agroturimzimn shqiptar, mendoj se është shfaqja e problematikave që janë mjaft më të thella në raportet e Shqipërisë me BE. Dëshiroj që ndëshkimet të jenë ekzemplare dhe më të rreptat e mundshme për tu treguar ndërkombëtarëve që kemi të bëjmë me shmangie individësh, dhe ky sistem që ka shpërdoruar besimin e partnerëve tanë europian, nëpërmjet ndihmave bujare që BE ka dhënë ndaj Shqipërisë.” Ndër të tjera Buxhuku tha se prodhimi shqiptar vendor ka qenë në mungesë likuiditeti edhe në kushtet kur janë marrë ndihmat e IPARD, kur ka pasur qindra milionë euro të shpërndara dhe vazhdon të jetë në pozitë mjaft të dobët. Në këtë drejtim nënvizoi se është dhe një shembull tjetër që tregon se mënyra e përdorimit të fondeve dhuratë nuk kanë qenë efektive dhe kjo tregon që kemi problematika serioze, që çuan në marrjen e masave serioze, jo nga ne nga brenda, por nga Bashkimi Europian. “Është një provë e madhe dhe për sistemin e drejtësisë. Kanë kaluar dhe në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës dhe nuk ka asnjë veprim. Kjo tregon se ka problematika shumë të mëdha në mënyrën se si funksionon sistemi demokratik në vend. Kemi problematika të mëdha që lidhen dhe me reformën në drejtësi dhe mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Duhet të japim shembull se shteti shqiptar është në gjendje që të tregoj se janë individët që kanë shkelur mbi besimin dhe jo institucionet që kanë çuar në këto shpërdorime masive që kanë sjellë në këtë ndëshkim ekzemplar që Bashkimi Europian i ka bërë Shqipërisë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy