Juristja Nertila Haxhia thotë se beson te dashuria por mendon se disa gjëra fillojnë dhe mbarojnë në jetë.
Nëse njeriu ka dashuruar vetëm një herë në jetë, si rasti im, kjo dashuri nuk ka për të mbaruar asnjëherë në jetë, qoftë dhe te kujtimi.
Dashuria për mua nuk ka çati, por familja dhe martesa janë një lloj çatie, një lloj konturimi.
Dashuria për mua nuk është thjesht raport, dashuria është familja.
Që dashuria të mos krijojë dëme, ti vetëpërmbahesh.
Jo vetëm dashuria, por çdo gjë që është në liri është më e pastër.
Duke folur në emisionin “Zgjohu me MCN”, Haxhia shtoi se martesa jo detyrimisht shkakton divorc dhe se tashmë martesat nuk bëhen për të njëjtin shkak që janë bërë më herët.
Në kohën e sotme martesat bëhen më shumë në emër të dashurisë.
Siç është më e madhe liria për tu dashuruar dhe jetuar raporte mbi bazë dashurinë, ashtu është dhe mundësia për të bërë zgjedhje.
Vendimi i divorceve është i mirëmenduar. Divorcet janë të shumta.
Kjo liri ka përcaktuar që të ketë edhe më shumë liri zgjedhje për arsyet e divorcit.
Liria e tepërt josh më shumë për të dashur në forma të ndryshme dhe për të pasur arsye të tjera për të jetuar përveç dashurisë.
Divorcin nuk e mendoj si diçka të mirë, as të dëshirueshme, por tani kur e mendoj e shikoj si një gjë normale si çdo gjë që nis dhe mbaron në jetë.



