Harito: Na kritikoni, por me fakte, me emra... Ministrja replikën ne FB me kritikët: Bëni sugjerime krahas sharjeve

Harito: Na kritikoni, por me fakte, me emra... Ministrja replikën ne FB me kritikët: Bëni sugjerime krahas sharjeve

Na kritikoni, por për gjëra konkrete, shkruan në një postim në Facebook,   ministria e Inovacionit, Milena Harito. Ministrja ka ftuar të gjithë skeptikët dhe ata që, sipas saj, ofendojnë e shajnë në media elektronike dhe Facebook, që të bëhen edhe më kritikë ndaj punës së përditshme të qeverisë dhe ministrisë që ajo drejton. Ministrja Harito u ka lënë një “derë të hapur” që të paraqesin edhe propozimet apo sugjerimet e tyre për të përmirësuar shërbimin e qeverisë ndaj qytetarit.

Postimi i plotë i Ministres së Inovacionit, Milena Harito:

“Në këtë faqe kam raportuar dita-ditës punën herkuliane që kemi bërë me stafet. Duke vënë në dukje gjithë çfarë kemi çuar përpara, pa ju përgjigjur komenteve negative.

Por mendoj se nuk duhet të hesht kur lexoj lloj-lloj shkrimesh që akuzojnë PA EMRA ministrat, pra kolegët e mi, mua, për paaftësi, luks të shfrenuar, arrogancë e 1001 të zeza.

Na është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi.

E pra JO !

Së pari çdo akuzë duhet të shprehet me emra e fakte. Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.

Së dyti i kam parë koleget e kolegët e mi të punojnë ditë e natë pa u kursyer, duke sakrifikuar kohën, familjet, miqtë, shëndetin... Për të çuar përpara punën e përbashkët. Me 1000 vështirësi, pa u stepur, duke mos treguar lodhjen, duke duruar shumë akuza të padrejta.

Së fundmi do ti lutesha çdo shkruesi, komentatori dhe spektatori, jo të mos shajë, por vetëm të shoqërojë çdo sharje me një propozim.

VETEM KAQ : 1 sharje/akuzë/kritikë të shoqërohet me 1 propozim : si bëhen gjërat ndryshe / më mirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy