Tanini: Mozaikut nuk iu është hequr asgjë, është ruajtur siç ishte me ndryshimet e vitit 1993. E rëndësishme që Mozaiku u shpëtua (VIDEO)

Tanini: Mozaikut nuk iu është hequr asgjë, është ruajtur siç ishte me ndryshimet e vitit 1993. E rëndësishme që Mozaiku u shpëtua (VIDEO)

Restaurimi i Mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar së fundmi ka ngjallur debat për mënyrën e rikthimit të saj.

Ajo çfarë bie në sy dhe ka ndezur debat është mungesa e yllit komunist dhe gjithashtu heqja e librit të proletarit në dorën e një prej figurave.

Gazetari Eljan Tanini në studion e “MCN live”, thotë se mozaikut nuk i është hequr asgjë, madje ylli dhe libri i kuq, janë hequr që në vitin 1993, pasi në atë kohë pas ardhjes së demokracisë, vepra rrezikohej që të prishej sipas njërit nga autorët e mozaikut, Agim Nebiu.

Mozaiku është 565 metra, e gjatë dhe një flamur i BE që zhvesh një vepër të realizmit socialist shqiptar, është vërtetë fantastike.

Vendimi për heqjen e simboleve të diktaturës me këtë edhe të Mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar është bërë më një vendim me numër 554, të datës 15.11.1993.

Agim Nebiu që është njëra nga autorët e mozaikut krijon një skeleri dhe lidhet me disa rripa dhe del nga fasada dhe aty kryen veprimet dhe heq yllin e madh të flamurit, që ishte tipik i simboleve te kohës që është afër punëtori, libri i kuq i komunizmit dhe i vendos një xhaketë të hedhur mbi shpinën e tij, kjo që kemi sot.

Sot ka plasur një debat se pse i kemi hequr simbolet e diktaturës në Mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar. Nuk ka hequr askush asgjë, unë e di e se e kam trajtuar në emisionin tim. Pyetja është se a duhet rikthyer simbolet. Përveçse është një vepër shumë e madhe e asaj kohe, e asaj Shqipërie, përveç se është krijuar më shumë vështirësi.

E shkuara mund të shfaqet shumë kollaj përmes një tabele poshtë mozaikut, siç e kanë vendet e BE ku do që shkon tregon se çfarë përcakton kjo vepër.

Gazetari Tanini, vlerëson se më e rëndësishme krahas këtij debati, është fakti se mozaiku u shpëtua dhe se ai tashmë duhet ruajtur ashtu siç është.

Restaurimi që iu bë mozaikut, ishte emergjent, duhej bërë, unë kam hipur me skelë dhe ka parë se binin ato po ta prekje.

Mozaiku është ruajtur ashtu siç ishte nga viti ;93, vetë heqja e yjeve në atë vit ishte historik. Të kthesh simbolet e së shkuarës në një mozaik ku njerëzit ishin ende të nxehte me sistemin, sot e shikojmë më një sy më të ftohtë, do të thotë se ti prape ke ndërhyrë dhe kë bërë gabim sepse ke prishur historinë pra heqja e simboleve të vitit 93, ne shyqyr qe po flasim për këto gjëra sot.

Imagjinoni sot po ti ishin vënë yjet e së shkuarës sot, ca do bëhej, nuk e ka hallin e qeverisë aktuale, pro do i thuhej qeverisë ja trashëgimtaret, bijtë e komunizmit sollën yjet aty ku s’duhet të ishin, keq ashtu, keq kështu. Për mua është e rëndësishme që Mozaiku u shpëtua.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy