Reforma territoriale/ Sefa: GP i Alibeaj është në fazën e konsolidimit në komision, PD e Berishës thotë se do ta bojkotojë atë (VIDEO)

Reforma territoriale/ Sefa: GP i Alibeaj është në fazën e konsolidimit në komision, PD e Berishës thotë se do ta bojkotojë atë (VIDEO)

Çështja e diskutimeve për komisionet e Reformës territoriale dhe zgjedhore, ishte më shumë një debat i kthyer mes zhvillimeve të fundit në PD, mes anëtarit të kryesisë së PD, Luan Baçi dhe sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, të ftuar në “MCN live”.

Të njëjtët akuzuan njëri tjetrin se kujt i përket PD dhe kush ka shumicën për të marrë pjesë me anëtarë në këto komisione.

Përkitazi me vonesat në krijimin e këtyre komisioneve, Sefa, tha se Grupi Parlamentar i Alibeaj është në fazën e konsolidimit në komision, kurse në anën tjetër, PD e Berishës thotë se do ta bojkotojë atë.  

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore kanë qenë që në krye të herës kërkesë e PD, sepse kjo ndarje administrative nuk është ndarje që i shërben qytetarit, së dyti është bërë ndarje vetëm për interesa të PS.

GP i Alibeaj propozoj Oerd Bylykbashin për komision, jemi në fazën e konsolidimit në bazë. PD ka bërë një gabim që s’ka marë pjesë në reformën administrive. Për të bërë pjesë e reformës territoriale të re duhet të jesh pjesë e komisionit, për të bërë pjesë e saj duhet të marrësh pjesë, të bën dëgjesa, të bësh ekspertiza.

Pjesa tjetër e PD, thotë që do ta bojkotojë, PD e Berishës nuk ka statut, ka vetëm fjalën e tij, PD duhet të largohet nga mentaliteti komunist bolshevik “o je me mua, o je me ata”.

Jemi në limite të kohës, për mendimin tim, zgjidhja më e keqe e mundshme është që çdo reformë e bërë më nxitim nuk është i mundur, duhet të filloi puna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy