NATO nis sot formalisht bisedimet me Maqedoninë

NATO nis sot formalisht bisedimet me Maqedoninë

NATO do të nisë sot formalisht bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë.

Ky veprim vjen edhe pse referendumi i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë - kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt aleancës - nuk e ka kaluar pragun prej 50% për të qenë i vlefshëm.

Megjithatë, mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum, kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut.

Maqedonia dhe Greqia e arritën marrëveshjen në qershor, në përpjekje për t'i dhënë fund kontestit 27-vjeçar.

Qysh në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë, Greqia i ka shkaktuar bllokada diplomatike, duke thënë se me këtë emër, fqinji i saj mund të ketë pretendime territoriale ndaj një territori grek që po ashtu quhet Maqedoni.

NATO, megjithatë, e bëri të qartë se marrëveshja për emrin duhet të ratifikohet edhe nga Athina, edhe nga Shkupi, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtari i 30-të i aleancës.

Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhet një protokoll i pranimit.

Protokolli pastaj duhet të ratifikohet nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s , proces ky që zgjat rreth një vit. / REL /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy