Ndotja e Liqenit Artificial/ Pula: Ekspertët ngrenë alarmin për alga helmuese të dëmshme për gjallesat ujore (VIDEO)

Ndotja e Liqenit Artificial/ Pula: Ekspertët ngrenë alarmin për alga helmuese të dëmshme për gjallesat ujore (VIDEO)

Gjatë ditëve të fundit krahas ankesave të qytetarëve për aromë të rëndë në Liqenin artificial të Tiranës, është konstatuar një pelte jeshile algash me një shtrirje relativisht të gjerë.

Gazetari Besmir Pula, në një komunikim për “MCN live”, referuar analizave te ekspertëve të mjedisit dhe biologëve, thotë se ata ngrenë alarmin për prezencë të algave helmuese, me ndikim negativ për gjallesat ujore.

Liqeni i Tiranës është mbuluar me shtresë algash të gjelbra, e cila ka mbuluar tërë sipërfaqen e ujit, të paktën prej disa ditësh, duke sjell edhe një arome jo të këndshme për të gjithë qytetarët qe frekuentojnë liqenin.

Ekspertë ngrenë shqetësimin se krijimi i këtyre algave janë helmuese për pjesën më të madhe të rasteve për gjallesat ujore që janë në këtë liqen.

Një pjesë e ekspertëve dyshojnë se këto janë bakterie të rrezikshme dhe helmues për speciet që jetojnë në këto ujëra.

Janë alarme që janë ngritur këto ditë por është situatë e përsëritur që liqeni i Tiranës mbulohet me këtë shtresë.

Ekspertët zbulojnë se krijimi i kësaj shtrese vjen si pasojë e ndotjes dhe mos trajtimit te ujërave të ndotur të cilët  derdhen në liqen.

Qytetet e intervistuar nga ‘MCN live’, shprehin shqetësimin për aromën kundërmuese që vjen nga sipërfaqja e ndotur me alga në Liqenin Artificial të Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy