Alizoti: Veliaj i rrënuar politikisht. Nuk ka shans të hajë Ramën, por i krijon probleme

Alizoti: Veliaj i rrënuar politikisht. Nuk ka shans të hajë Ramën, por i krijon probleme

Nëse pas paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës në SPAK, mund të jetë kryeministri i ardhshëm, deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, thotë se në vendet post totalitare liderat e tyre duhet të jetë karizmatik dhe Erion Veliaj nuk është karizmatik.

Në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se dy njerëzit që nuk prodhojnë asgjë në politikë janë Lulzim Basha dhe Erion Veliaj, të cilët nuk mund të jenë prijës në një vend që liderin e do të fortë.

Këta nuk e kanë këtë lloj karizmi, punojnë shumë, trillojnë shumë, bëjnë shumë skema, nuk e kanë figurën e prijësit.

Unë Veliajn e shoh politikisht të rrënuar dhe nuk ka shans të hajë Ramën.

Veliaj është amator dhe analfabet, fjalori i tij është shumë i shkurtër, nuk ka mesazh politik.

Veliaj dhe Basha janë dy njerëz skemaxhinj. Lideri i hipnotizon turmat, në fund është si një boksier që grushton turmat.

Politika është një aktrim, je në skemën e madhe dhe ti hipnotizon turmat.

Një lider që ti e shikon si qesharak në dimensione, nuk të prin ty. Rama është problematik, nuk është politik, por ka karizmin e tij.

Pakënaqësia e atyre që nuk do përfaqësohen nga Rama, bën që pushteti i gjatë  të hajë veten.

Nëse Veliaj rrezikohet politikisht, një pjesë e deputetëve do pozicionohen indirekt me Veliajn.

Edi Rama në një kohë kaq të gjatë politike, nuk i menaxhon dot interesat.

Mendoj që politikisht Veliajn e ka lëshuar Rama. Destabilizues ai mbetet dhe me gjithë këto skandale që kanë dalë, Ramës i krijon probleme.

Nëse në 2025 nuk do jetë as deputet asgjë, Veliaj del nga politika.

Liderët jetojnë gjatë kur vijnë me një identitet psikologjik. Këta kanë tipare burokrati.

Lider bëhesh nëse ke ndjekës, nuk bëhesh lider me deklarata. Duhet të inspirosh.

Këta personazhe nuk ndërtuan dot identitetin e tyre në kohën që patën mundësi.

Që Veliaj është lojtar, burokrat i zoti, patjetër që po, por nuk ka identitet politik. Rama ka një strategji ose shërbëtor, ose armik. Ky është rritur në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës fuqizohet, automatikisht përfaqëson një grup interesi që tenton të vijë në pushtet. Ajo është një parti që të çon në litar dhe të gjithë do drejtohen, drejt liderit. Rama merr njerëzit e pasigurtë të krimit dhe drogës dhe ju jep siguri. Rama është errësira, këta të tjerët janë mëkatarët. Ramën nuk e hanë dot tani. Brenda partisë Rama nuk rrezikon. Ai do bjerë nga pushteti, vetëm nëse opozita arrin të vjedhë zemrat e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy