
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut lëshuan sot tetë raketa nga brigjet lindore të Koresë së Jugut pasi Koreja e Veriut lëshoi dje një breshëri raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi.
Kështu deklaroi një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut.
Është një demonstrim i aftësisë dhe gatishmërisë për të kryer sulme preçize kundër raketave të Koresë së Veriut ose qendrave komanduese dhe mbështetëse.
Një deklaratë e tillë vjen nga ushtria e Koresë së Jugut, cituar nga agjencia e lajmeve koreano-jugore Yonhap.
Sipas Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, programet raketore dhe bërthamore të Koresë së Veriut kanë arritur një nivel që përbën një kërcënim për paqen rajonale dhe botërore.



