Gazetari Xhevair Zhabina, për raportimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, në Komisionin e Sigurisë për të dhënë shpjegime lidhur me situatën e krimit në vend, thotë se nga mënyra si flet, duket sikur jetojmë në vendet skandinave, nuk kemi asnjë problem me sigurinë.
Duke folur nga studio e lajmeve në MCN TV, se vetëm në gusht dhe fillimi i shtatorit, ka 10-12 persona që kanë humbur jetën nga ngjarjet kriminale.
Kemi ngjarja si e Memaliajt, Roskovecit, Pogradecit që lënë për të dyshuar për mënyrën se si ka vepruar policia.
Edhe Shkodra ka qenë një qytet shumë problematik në muajt e verës.
Ndërkohë ministri dhe deputetët e mazhorancës e krahasojnë me vitin 2013, kur Shqipëria numëronte mbi 100 vrasje.
Ne sot sigurisht nuk kemi 100 vrasje, por krimi godet, krimi i organizuar është aty.
Dhe ajo që bie në sy është përfshirja e Policisë së Shtetit në krimin e organizuar.
Nëse e bazon mbi statistika vjeçare është më mirë, nëse e bazon sa kohë është ministri në detyrë statistikat janë në disfavor të tij.
Sigurisht që nuk mund të jetë i kënaqur me policinë.
Policia e Shtetit nuk është atje ku duhet, Sky ECC na kanë treguar atë që nuk dilte publikisht, ku policia angazhohej për të nxjerrë në pritë një person te një grup kriminal tjetër.
Nuk mendoj se policia është në ditën më të mirë. Por ministri duhet të marrë masa se si duhet bërë pastrimi i policisë së Shtetit.
Vetingu në polici një proces i stërzgjatur dhe i dështuar. Pastrimi i Policisë së Shtetit duhet t'i lihet hetimeve të SPAK vetëm kështu mund të pastrohet.



