Politologu Ilir Kalemaj thotë se mjeti i fundit për një pjesë të opozitës se çështja e komisioneve hetimore dhe reformës zgjedhore të cilat nuk janë aq të lehta për tu anashkaluar.
Nga studio e MCN Live duke folur për seancën e sotme parlamentare, të zgjatur pak minuta, ai deklaroi se opozita duhet të fliste sot për ligjin për investimet strategjike.
Akoma më e rëndë ishte shtytja për të tretën herë e investimeve strategjike. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, se kemi parë që nuk ka investitorë të huaj, por janë këta vendas.
Kemi parë që paradoksalisht kanë përfituar njerëz të afërm me pushtetin.
Nuk kemi parë as ndonjë investitor të huaj me peshë ndërkombëtarë, edhe ata investitorë të huaj janë parë si mbulesë për oligarkët tanë.
Po nuk u diskutuan këto për çfarë është opozita.
Në vijim Kalemaj shtoi se ka tre grupe në Partinë Demokratike, ku dy janë të qartë dhe i treti i paqartë.
Në këtë drejtim sqaroi se grupimi i parë është i Sali Berishës, i dyti i Lulzim Bashës dhe se grupimi i paqartë është ai i Gazment Bardhit dhe deputetëve që e ndjekin, të cilët i ka bashkuar leverdia për të qenë deputetë.
Janë grup që nuk njohin Berishën kryetar dhe as Bashën. Këto parullat që baza është e bashkuar nuk i besoj, këtu nuk ka ndonjë bazë homogjene, që pret të kalërojnë bazën.
Pjesa e fluiditetit bashkon dhe deputetë karriere, edhe ata që kanë ardhur nga shoqëria civile, por nuk kanë ide të qartë se si do kapërcehet ky handikap.
Pastaj është edhe pjesa e partive aleate që flasin për bashkim por nuk mund të futen në punët e brendshme të PD.
Nuk është problemi nëse në karrigen e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore, do ulet Alibeaj apo Bylykbashi.
Por ky grup ku bën pjesë Bylykbashi, me kaq shumë deputetë të PD, Rithemelimi nuk kanë dalë ende me një platformë se çfarë reforme duan, nëse Basha ka dalë, këta nuk kanë bërë asnjë artikulim.
Ka disa afate kushtetuese se kur do të nxirren këto platforma.
Opozita reale sa i takon numrit të votave, mund të thotë nuk pranojnë kompromis me Ramën dhe se PD zyrtare nuk e ka të prerë mospranimin e kompromisit.
Zoti Alibeaj ka dështuar në rastin më të mirë për të pasur produkt.



