Stina e dimrit është kthyer në një makth për banorët e “Bregut të lumit”. Dis apika shiu mjaftojnë për t’i alarmuar dhe për t’i mbajtur zgjuar, me frikën se lumi i Tiranës mund të depërtojë në banesat e tyre duke iu rrëmbyer mobiljet dhe ato pak sende që kanë.
Duke marrë shkasë mbi gjendjen e izoluar dhe të mjerueshme të shumë banorëve të kësaj zone, pak orë pas shirave të rrëmbyeshëm të këtij fillimviti, gazetarja Nertila Dosti, sëbashku me kamerat e TemA TV, vizitoi disa nga banesat e familjeve rome më në rrezik dhe harresë.



