Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve elektorale në bashkinë e Klosit.
Rama tha se demokratët i kanë një borxh socialistëve që i shpëtuan Bashën dhe PD-në, duke ironizuar kreun e opozitës.
"Demokratët këtë herë na kanë një borxh se i shpëtuam Lulin dhe nderin e partisë. Tashi ata duhet të na ndihmojnë të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli dhe partia. Se Luli është dhe shalqi me provë. Ishte në krye të Tiranës", tha Rama.
Nga ana tjetër Rama ka thumbuar kreun e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu duke thënë se na shkatërroi sorra.
Se tani na iku Kreshnik Spahiu dhe mund ta themi rehat kuqezi. Se kishim Kreshnikun e na shkatërroi sorra. Na mori simbolin. (Flet me ironi) E di që jeni mërzit por sorra ka sa të duash, Shqiponjë një ka ajo e flamurit.
"Përse i futi. I futi deri më datën 25 qershor, më datën 26 nëse ne jemi forcë e parë ata ikin. Ata janë aty për zgjedhje. Zgjedhjet mbaruan, dhe shpresoj të jenë të pakontestuara. Bashkarisht më pas, qeveria dhe opozita do të bëjnë avokatin e Shqipërisë, që të ulemi në tavolinën e BE-së dhe të nisim negociatat. Prandaj them që 25 qershori nuk duhet të jetë as blu, as jeshil por kuq e zi", tha Rama.



