
Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçarja këngëtarja e njohur e muzikës country Cady Groves për shkak të disa problemeve shëndetësore.
Ka qenë vëllai i saj Cody që ka bërë me dije largimin nga jeta nëpërmjet një postimi në Twitter. “Cady Groves është larguar nga kjo botë. Detajet janë të kufizuara tani, por familja po përpiqet që t’i mbajë njerëzit të informuar. U prefsh në paqe motër e vogël. Shpresoj të ribashkohesh me Kelly and Casey”, ka shkruar ai.
Këngëtarja amerikane ishte e njohur për hitin “This Little Girl” që e lançoi në vitin 2012, ndërsa kënga e saj e fundit është “Oil and Water” i vitit 2017.
Cody është shprehur se motra e tij e kishte gati albumin e saj dhe në muajin qershor do ta publikonte.



