
Ekspertët e mjekësisë-ligjore kanë dalë në rezultatin që eshtrat e gjetura më 3 prill në Fushë-Kuqe në Kurbin, janë me shenja dhune. Ndërkohë, është marrë sërish ADN-ja e nënës së 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, për të bërë krahasimin e tyre e për të zbuluar se kujt i përkasin eshtrat.



