Kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ish-Presidenti Ilir Meta në një komunikim për mediat reagoi lidhur me shkresën e Autoritetit të Dosjeve ku flitet për një politikan të niveleve të larta me iniciale I.M., si ish-sigurims.
Meta tha se me këtë akt vetëvrasës se Autoriteti i Dosjeve duhet të jetë autoritet moral dhe duhet të trajtoj me kujdes të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar.
Sipas tij Autoriteti i Dosjeve, për nevoja personale të Edi Ramës shkatërron besimin e tij në publik.
Ai shtoi se është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve, duke thënë se ata e dinë më mirë se kush do, se çfarë ka dhe sa e manipuluar dosja.
Me një email anonim elektronik që jam i sigurt kur të bëhet publik do gajaseni të gjithë na qenka zbuluar se na qenka një I.M., i cili sipas lojërave dhe aludimeve nga shkresat e autoritetit, Kuvendit dhe mediat e inceneratorëve që lëshojnë bomba, nga dje u zbulua që mbas 30 vitesh, I.M., qenka ky njeri i cili që në mars ‘92 është bërë deputet dhe i është nënshtruar gjithë filtrave të gjitha kohëve, që nga i zotit Berisha e deri në kohën e Fatos Nanos e më pas deri në autoritetin e tanishëm.
Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte Autoritetit që qenka shqetësuar që të thërriste I.M., dhe të thoshte që është Ilir Rexhep Meta. Unë nuk jam as President që të bëj zhurmë se erdhi Presidenti, as deputet që të kem leje nga parlamenti, që u dashka të bëhet një ligj i veçantë.
A ka njeri ta besoj këtë gjë, u ngrit parlamenti në këmbë. Por cili parlament? Ai me në krye zonjën Nikolla, apo Lindita e Ramës në parlament që përdoret për nevojat personale të tij, për të spostuar vëmendjen nga afera më flagrante ajo e inceneratorëve, ku do përvëlohen të gjithë si minjtë në furrën e drejtësisë dhe nga të gjitha aferat e tjera të zeza përfshirë edhe çështjen e detit, për të cilën i kam çuar një letër Parlamentin.
Për atë nuk mblidhet Parlamenti? Nuk e ka atë shqetësim. Në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i Rinisë së Fakultetit të Ekonomisë se i kisha të gjitha 10 dhe kisha aftësi si lider.
Njoh nja 40-50 Ilir Meta, në klasën time kanë qenë dy Ilir Meta një njeri korrekt që jam i sigurt se nuk ka qenë, edhe për shkak të prindit të tij. Ilir Meta, ka qenë është dhe do jetë këtu se ka qenë i pastër në të vërtetat e tij dhe do të vazhdojë nja 30-40 vjet të tjera.
Ai ironizoi duke thënë se asgjë nuk e shpëton “KM” dhe se qëllimi i aksionit antikorrupsion është triumfi i lirsië dhe vendosja e referendumit si “shpata e Demokleut” mbi të gjithë uzurpatorët e pushteteve dhe "Esatin".
Meta deklaroi se Kushtetuta që në fillim e thotë qartë se në Shqipëri sovraniteti i përket popullit dhe kur ata punojnë kundër popullit dhe interesave kombëtare, populli bëhet vendimmrrës i drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumit.



