Eksperti zgjedhor Kristaq Kume kritikon draftin e PD-së së Bashës për reformën zgjedhore. Sipas Kumes propozimet e tyre për ndryshimin e sistemit lënë pa përfaqësuar banorët e qyteteve të vogla. Ndërkohë kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, nga Londra tha se këtë javë do të bëjnë publike propozimet e tyre për votën e emigrantëve.



