Lekë Tasi në Zululand: Shqipëria dominohet nga kaosi; për të patur sukses në turizëm, ne duhet të mbetemi provincialë (VIDEO)

Lekë Tasi në Zululand: Shqipëria dominohet nga kaosi; për të patur sukses në turizëm, ne duhet të mbetemi provincialë (VIDEO)

Në Zululandin e sotëm ishte i ftuar Lekë Tasi, të cilin Mustafa Nano e prezantoi si "piktor, publicist e intelektual publik të një soji të veçantë". Biseda u vërtit rreth marrëdhënieve të aktualitetit me historinë. Tipari dominues i kohëve të sotme në Shqipëri, sipas Lekë Tasit, është kaosi, të cilin ne e kemi të trashëguar edhe nga tradita.

Kur Nano i kërkoi të thoshte se cili  është dëmi më i madh që i është bërë vendit gjatë 25 viteve të fundit, Lekë Tasi nuk u ndal në botën materiale. "Dëmi më i madh është krijimi i psikozës për të fituar, nxitja e masës së madhe të njerëzve drejt fitimit", tha ai. Lidhur me fytyrën turistike të Shqipërisë, Lekë Tasi tha se ne duhet të synojmë të mbetemi provincialë, pasi kjo është magjia jonë.

Në fund u fol edhe për gjuhën shqipe letrare, toskërishten, gegërishten. Sipas Lekët Tasit, gegërishtja është e lidhur më shumë me gjuhën shqipe të vërtetë. "Toskërishtja është si një murmurimë, ndërsa gegërishtja është poetike", u shpreh ai.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy