Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta ndërsa vranësira disi më të dendura do të ketë në zonat malore verilindore - juglindore.

Parashikohet që pasditja dhe deri në orët e vona të natës, i gjithë territori shqiptar të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat kalimtare të jenë dominuese.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshim të temperaturave në vend. Era do të vijojë mesatare duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi verilindor dhe Lindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy