Një konflikt mes dy të rinjve në Vlorë ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novosel, ku dyshohet se shtetasi Rajli Kasmi, rreth 35 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin Albano Mecorapaj 33 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje, ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Shtetasi Albano Mecorapaj ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



