Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Genova, ku një çift shqiptar duke udhëtuar me motor është përplasur nga një makinë.
Ata ishin duke udhëtuar në autostradën A26 në Masone në drejtim të Ligurias, kur janë përplas nga makina dhe kanë përfunduar në asfalt.
Ata janë dërguar me urgjencë në spital, por disa orë më vonë gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa burri është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia që ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin.
Çifti mësohet se ishte nisur për t’u bashkuar me fëmijët që ishin në bregdet. Ata jetonin në Cormano në Milano dhe udhëtonin me një motor Kavasaki, që drejtohej nga shqiptari Aleks Gjika, 40 vjeç.
Gruaja e tij, Denisa Veliko, fatkeqësisht nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.



