Shameti i “bashkohet” opozitës parlamentare (VIDEO)

Shameti i “bashkohet” opozitës parlamentare (VIDEO)

Deputeti socialist Adnor Shameti i bashkohet qëndrimit të opozitës parlamentare duke kërkuar lista të hapura dhe të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Në një postim në Facebook, Sahmeti shkruan se ndryshimi i sistemit nuk duhet të jetë tabu për Partinë Socialiste, që është shumicë në Parlament.

E kotë ta mohojmë që hapja e listave gëzon suport qytetar! Pavarësisht se edhe unë kam bindjen që nuk janë ndonjë recetë çudibërese, listat e hapura s’duhet të jenë tabu për mazhorancën. Ata jashtë parlamentit e morën çfarë deshën. Madje shumë më shumë se sa u takonte edhe po të ishin sjellë demokratikisht këto 3 vjet. Boll besoj u benë 30 vjet me kryetarë partish pa parti që futen nëpër barqet e partive mëmë, me koalicione të mbyllura për të mbyllur pastaj ca ministri dhe drejtori.

Sipas tij, ndryshimet në reformën zgjedhore duhet të jenë në funksion të interesave të popullit

Këtu s'është puna çfarë do marrin keta brenda parlamentit, po çfarë do marrë populli nga ky proces! Ne nuk duhet të shqetësohemi sa do merziten ata që janë jashtë apo sa do tronditen ata që nuk hyjnë dot me brenda po u shkëputën nga kërthiza e partive të mëdha.

Nga ana tjetër, Artur Roshi dhe Besnik Troplini nga partia e Ballit Kombëtar, janë tërhequr nga kërkesat e opozitës parlamentare duke mbështetur marrëveshjen e 5 qershorit. Roshi thotë në një lostim në Facebook se listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet, por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat. Kërkesa për ndryshimet kushtetuese me 29 firma, u dorëzua nga opozita parlamentare dy ditë më pare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy