
Truri i femrave plaket më ngadalë, me të paktën 3 vite diferencë, krahasuar me atë të meshkujve.
Ky ishte rezultati i arritur nga hulumtimi i kryer në Universitetin e Uashingtonit dhe botuar në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara. Rezultati mund të shpjegojë pse gratë kanë tendencë të jenë më pak të ndjeshme ndaj sëmundjeve neurologjike sesa burrat.
Karburanti kryesor i trurit janë sheqernat dhe mënyra se si ato përdoren ndryshon me kalimin e viteve.
Duke përdorur tomografinë dhe emetimin e pozitronit, u mat rrjedhja e oksigjenit dhe glukozës në trurin e 121 grave dhe 84 burrave. Më pas, një sistem i inteligjencës artificiale tregoi se truri i grave është mesatarisht 3.8 vjet më i ri se truri i mashkullit. Diferenca u zbulua në të gjitha moshat, duke filluar nga 20 vjeç./TgCom/



